Aksidenti i autoambulancës, lëndohen mjeku, infermieria dhe shoferi

Prishtinë | 02 Tet 2025 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Spitali i Pejës ka dalë me një njoftim për aksidentin e sotëm, ku u përfshi edhe një autoambulancë.

Spitali i Pejës bën të ditur se një mjek i tyre ka pësuar frakturë në dorë, derisa infermiera dhe shoferi kanë pësuar lëndime të lehta.

“Sot gjatë transferimit të një pacienti për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ekipi ynë mjekësor është përfshirë në një aksident trafiku. Autoambulanca e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, në të cilën ndodheshin pacienti, mjeku, infermieria dhe shoferi i autoambulancës, u godit nga prapa nga një veturë ku gjendeshin familjarë të pacientit”, thuhet në njoftim.

“Si pasojë e këtij aksidenti: Mjeku ynë ka pësuar frakturë në dorë, Infermieria dhe shoferi kanë marrë lëndime më të lehta. Pacienti fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Pacienti është transferuar me sukses për në QKUK pas intervenimit të shpejtë nga një ekip tjetër me një autoambulancë tjetër të Spitalit tonë”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme