Aksidenti i Kobe Bryant, dëshmitari rrëfen momentin tragjik

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Një dëshmitar i aksidentit tragjik të yllit të basketbollit, Kobe Bryant, përshkruante sesi helikopteri i tij u përplas me një kodër në Los Angeles, vetëm disa metra larg tij.

Mjeti ajror ra nga rreth 400 metra lartësi brenda disa sekondave duke vrarë të nëntë personat në bord, përfshi dhe vajzën 13-vjeçare të Bryant, Gianna, zbulojnë hetuesit.

Dëshmitari po shëtiste me biçikletë me një shok kur pikasi helikopterin Sikorsky S-76B në mjegullën e mëngjesit të së dielës. Burri që kërkoi të mbetej anonim, bëri disa foto të pasojave të aksidentit.

“Nga mjegulla e dendur doli një helikopter që binte dhe u përplas në faqen e kodrës rreth 60 metra nga ku ne po qëndronim,” tha ai.

“Ishim aq afër sa mund të ndjenim ajrin e helikave. Mjeti u kthye në një top gjigant zjarri. Një nga dyert e helikopterit ra vetëm disa metra larg nesh. Copa të tij fluturonin ngado”, shton dëshmitari, duke thënë se më pas ata kishin nxitur drejt vendit të aksidentit për të dhënë ndihmë.

“Ishte e qartë që nuk kishte të mbijetuar”, tha ai.

“Nuk e dinim që në të ishte Kobe Bryant, por fakti që helikopteri i rrëzuar ishte lot me njerëz ishte shokues për ne”.

Të ngjashme