Aksidenti më 45 viktima nga Maqedonia e Veriut, Gjykata Bullgare merr një vendim

Prishtinë | 09 Jan 2025 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Shtetërore Bullgare e Rrugëve është në mesin e përgjegjësve për aksidentin tragjik në autostradën “Struma” në vitin 2021, kur 45 persona nga Maqedonia humbën jetën në autobusin e agjencisë “Besa Trans” në autostradën bullgare.

Një vendim i tillë është marrë nga Gjykata e Qarkut në Përnik, sipas së cilës Agjencia mban 10 për qind të fajit për tragjedinë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur më 23 nëntor 2021, pak para orës 03:00 të mëngjesit, kur autobusi i Besa Trans me më shumë se 50 pasagjerë u përplas në argjinaturën në autostradën e Strumës dhe më pas mori flakë.

Nga hetimet e kryera nga autoritetet bullgare u konstatua se faji kryesor ishte i shoferit, raporton Alsat.

Të ngjashme