Mbrëmë një aksident me fatalitet ndodhi në hyrje të qytetit të Klinës, ku vdiq një person e disa të tjerë mbetën të lënduar.
Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje për këtë aksident.
Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Në këtë aksident 9 persona janë lënduar dhe janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim, kurse njëri prej tyre është transferuar për QKUK.
Njoftimi i plotë:
Humb jetën një person, dhe nëntë tjerë pësojnë lëndime
Me datë 27 shtator 2021, rreth orës 21:00, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një autobus të gjithë me targa vendore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekip mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident.
Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkake të natyrës së lëndimeve është dërguar për SHSKUK në Prishtinë .
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.