Familjarët e tre viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Bllacë kanë angazhuar avokatin Arianit Koci për përfaqësim ligjor në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Koci përmes një postimi në Facebook ka kërkuar publikisht që kushdo që ka informacione lidhur me këtë ngjarje ta kontaktojnë atë privatisht.
Ai tha se si avokat i familjarëve të viktimave është i interesuar të kuptojë se kush ka qenë ndërtuesi i këtij segmenti, kush e ka mbikëqyrur ndërtimin dhe kush ka qenë përgjegjës për sigurimin e segmentit, teksa shtoi se segmenti ka qenë zyrtarisht i mbyllur për qarkullim, por jo edhe hyrja nga e cila automojeti ka hyrë në këtë segment.
“Në momentin e aksidentit, hyrja nga e cila automjeti ka hyrë në këtë segment nuk ka qenë e mbyllur fizikisht.Rreth 300 metra më poshtë ndodhet një hyrje tjetër në të njëjtin segment, e cila ka qenë e mbyllur fizikisht”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: