Një i vdekur dhe nëntë të lënduar është bilanci i aksidentit mes dy veturave dhe një traktori që ndodhi sonte në fshatin Dobrushë të Istogut.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin.
“Vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi.