Një person i moshës 33-vjeçare ka vdekur pasi është përfshirë në një aksident trafiku në rrugën e Kamenicës, afër pompës Hib Petrol.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Paparaci Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
Nga ky aksident, drejtori i një kamionete të përfshirë dhe pasagjeri raportohet të jenë jashtë rrezikut për jetë.
Sipas policisë, dyshohet se viktima për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi veturën, duke goditur fillimisht anësoret e rrugës dhe më pas kamionetën.
“Nga hetimet e para dyshohet se deri te ky aksident i rëndë të ketë ardh për shkak të mosë përshtatjes së shpejtësisë dhe mos resprktimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e humbë kontrollin mbi mjetin duke godit fillimisht ansoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë”, ka thënë Hashani për Paparacin.
Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes.