Aksidenti në Kroaci: Bashkatdhetarët mobilizohen për t’iu dalë në ndihmë të lënduarve

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Pas aksidentit në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë janë lënduar, disa bashkatdhetarë janë mobilizuar për t’iu dalë në ndihmë të lënduarve që u sollën në spitalin e Slavonski Brodit.

Kështu deklaroi në një intervistë për Klan Kosova Lazër Kajtazi, i cili jeton dhe punon në Kroaci.

“Disa nga bashkatdhetarët kanë ardhur dhe janë interesuar për familjarët e tyre. Disa prej tyre i kemi gjetur dhe i kemi kontaktuar. Kemi ardhur për të iu dalë në ndihmë aq sa kemi mundësi bashkatdhetarëve”.

Kajtazi tha se policia nuk ka arritur që t’i identifikojë të lënduarit që u sollën në spital pasi ata nuk kishin dokumente të identifikimit me vete.

“Shumë e të lënduarve në spital nuk janë të identifikuar por janë shëndosh. Katër persona janë në gjendje më të dobët. Nuk i kemi emrat e të gjithëve. Policia nuk ka mundur t’i identifikojë sepse nuk kanë pasur dokumentacione me vete. Ashtu edhe siç tha policia po shpresojnë që brenda dy orësh të japin edhe këto shënime”.

Të ngjashme