Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku autobusi nga Kosova është aksidentuar dhe të paktën 10 persona kanë vdekur dhe mbi 30 të lënduar.
“Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Slavonski Brod në Kroaci! Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë, i mbushur me bashkatdhetarë.Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan në këtë ngjarje të trishtë”, ka shkruar Konjufca.