Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje për aksidentin e mbrëmshëm në lagjen “Kodra e Trimave”, ku si pasojë janë lënduar tetë persona.
Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Mbrëmë rreth orës 22:30, në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar tetë persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
Njësia rajonale e trafikut ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.