Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në Penuh të Podujevës, ku si pësojë humbi jetën një grua dhe shtatë persona të tjerë mbetën të lënduar.
Klan Kosova ka kontaktuar mjekun kujdestar, Avdush Bajgora, i cili ka treguar se të aksidentuarit janë në gjendje shumë të rëndë.
“Shtatë të aksidentuarit janë në gjendje mjaft të rëndë, momentalisht asnjëri nuk është në kujdesin intensiv pasi janë duke u bërë analizat por dy eventualisht tre do të shkojnë në kujdesin intensiv pasi janë në gjendje më të rëndë” ka thënë Bajgora.
Në këtë aksident ishin të përfshirë tri automjete.