Aksidenti në Uashington, Hamza ngushëllon qeverinë amerikane: Kosova qëndron pranë SHBA-së në këtë orë tragjike

| 30 Jan 2025 | 10:06 | Nga

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza,pas përplasjes së një aeroplani dhe një helikopteri të ushtrisë amerikane në Uashington, i ka shprehur ngushëllime qeverisë dhe popullit amerikan, duke thënë se Kosova qëndron pranë SHBA-së, raporton Ekonomia Online

“Një lajm i tmerrshëm nga Uashingtoni këtë mëngjes. Ngushëllime familjeve dhe miqve të atyre që humbën jetën në përplasjen, popullit amerikan, qeverisë amerikane dhe ushtrisë amerikane. Lutjet tona janë me ta, me të lënduarit dhe të pagjeturit. Kosova qëndron pranë SHBA-së në këtë orë tragjike”, ka shkruar Hamza.

Të ngjashme