Derisa tërë vendi është në zi për fatkeqësinë në të cilën humbën jetën 14 persona, ndërkaq dhjetëra të tjerë u lënduan, profesoresha universitare për “Paqe dhe siguri”, Biljana Vankovska, nëpërmjet gjuhës së urrejtjes, për të cilën tashmë është e njohur, në mënyrë cinike, ka ironizuar me këtë tragjedi, e realizon dëshirën e saj patologjike për shkaktim të urrejtjes nacionale dhe fetare.
Kështu, siç njofton Portalb.mk, thuhet në përshkrimin e një peticioni të nisur nga Albert Hani, drejtor i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, në lidhje me fjalorin kontrovers të Vankovskës për rastin tragjik ku humbën jetën 14 persona.
Në peticion gjithashtu theksohet se “ajo qartë e shprehë kënaqësinë e saj në lidhje me këtë tragjedi, duke menduar se shumica e tyre janë shqiptarë dhe duke e lidhur këtë ngjarje me një ngjarje gjithashtu ngjarje tragjike që ka ndodhur në konfliktin e vitit 2001 në afërsi të vendit Karpallëk, ku ushtarë të etnitetit maqedonas e kanë humbur jetën, gjithashtu në autobus”.
Në komentin e saj në Facebook, Vankovska shkruan:
“Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallak!”.
Personat që do të nënshkruhen në këtë peticion pajtohen me kërkesat e mëposhtme: