Aksidenti tragjik i trenave në Greqi, konfirmohet një shqiptar i vdekur

Prishtinë | 02 Mar 2023 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Një shqiptar është në mesin e viktimave në Larisa në Greqi, si pasojë e përplasjes së dy trenave, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës.

Abc News raporton nga Larisa se viktima është 60-vjeçari Pavlin Bozo, nga Lushnja, i cili punonte në bar/bufe brenda në tren.

“Një shqiptar, 60-vjeçar nga Lushnja, Pavlin Bozo ka humbur jetën në këtë aksident. Ai ka qenë një ndër 12 punonjësit që zhvillonin aktivitetin e tyre në tren. Trupi i tij, deri në momentin që flasim nuk është gjendur ende, por që informacioni saktësohet edhe nga burimet tona diplomatike”, theksoi gazetari i këtij mediumi.

Nga aksidenti tragjik, deri më tani kanë ndërruar jetë 47 persona. Ndërkohë, ka shkuar në 8 numri i shqiptarëve të përfshirë në këtë aksident.

Të ngjashme