Sipas të dhënave paraprake 15 persona e kanë humbur jetën si pasojë e pëmbysjes së një autobusi të udhëtarëve në rajonin Transbaikal në jug të Siberisë në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Autobusi me 43 udhëtarë u përmbys pasi drejtuesi i tij humbi kontrollin”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Situatave të Emergjencave në Rusi.
Sipas të dhënave të para mësohet se në aksident humbën jetën 15 persona ndërsa 18 të tjerë të plagosur janë dërguar në spital.
Në rajon kanë mbërritur gjithashtu autoambulanca dhe forca të shumta të policisë.