Aksidentohet drejtori komunal i Skenderajt me veturë zyrtare

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Ramzi Shala, drejtor i Kulturës në komunën e Skenderajt, ka pësuar aksident të dielën me veturë zyrtare.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në punimet e nënkalimit që po bëhen në rrugën Marinë-Drenas.

Ai në një postim në Facebook ka arsyetuar daljen me veturë zyrtare duke thënë se “Isha në aktivitet të Drejtorisë që udhëheq, aktivitetët e kulturës dhe sportit kryesisht zhvillohen gjatë vikendit dhe kjo është arsyeja pse vetura e Drejtorisë së Kulturës përdoret dhe gjatë vikendit”.

Shala ka thënë se fajtore është mungesa e sinjalistikës në vendpunim.

“Sot në ora 8:00 kam pas me i inspektu zhvillimin e punimeve ne fushën e futbollit me bari sintetik e cila po realizohet ne Kompleksin Sportiv të Komunës së Skenderajt, por ja që nuk tha i lumi ZOT”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme