Eskorta e Ministri i Punëve të Brendshme,Ekrem Mustafa para pak çastesh është aksidentuar derisa po udhëtonte nga Ferizaji në Prishtinë.
Të lënduar janë: Shoferi i ministrit Ekrem Mustafa dhe mbrojtja e afërt e tij.
Ndërkaq ministri Ekrem Mustafa nuk ka qenë në veturë, shkruan gazeta inFokus.
Ata janë duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Arsyeja e aksidentit është mos përshtatja e shpejtësisë.