Aksidentohet kamioni në Gramsh, vdes një grua

Prishtinë | 26 Jan 2026 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në Gramsh.

Policia tha se në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, raporton A2 CNN.

Të ngjashme