Një djalë 22 vjeç ka humbur jetën në Itali, pasi ka pësuar aksident me motor.
Mediat e huaja raportojnë se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fano, pranë Ankonas.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ishte duke u kthyer nga puna, pasi kishte punuar në restorantin ku punonte si kamerier. Ishte ora 02.00 kur ai ka bërë aksident.
I riu ka lënë pas gruan dhe një vajzë 2 vjeçe. Policia nisi hetimet për ngjarjen e rëndë.