Një minibus me pasagjerë nga Kosova është aksidentuar mëngjesin e sotëm në autostradën Maritsa në Bullgari, raporton Express.
Siç raporton mediumi lokal bullgar Haskovo, nga ky aksident ka mbetur i vdekur shoferi që po voziste automjetin, derisa katër pasagjerët kanë shpëtuar.
Njëri prej tyre është lënduar rëndë dhe është dërguar në Repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin Haskovo, kurse tre të tjerët janë ekzaminuar dhe janë lanë për trajtim në shtëpi.
Aksidenti ndodhi në orën 4 të mëngjesit, saktësoi Ministria e Brendshme.
Minibusi me pasagjerët nga Kosova u rrotullua dhe arsyet ende nuk dihen.