Prezantuesja e njohur shqiptare dhe njëkohësisht shumë e dashur për publikun, është përfshirë sot në një aksident trafiku.
Bëhet fjalë për Arbana Osmanin, e cila sipas fotografive shihet të jetë përplasur me një makinë të tipit Benz.
Në vendin e ngjarjes, në ish-Bllok, është parë edhe policia e trafikut rrugor, duke detyruar moderatoren të firmosë edhe një gjobë.
Nuk dihet se kush ishte fajtori, megjithatë ajo që ka rëndësi është se aksidenti ishte i lehtë dhe nuk pati të lënduar.