Marc Marquez siguroi fitoren e nëntë të sezonit 2018 në Moto GP.
Fitorja e radhës për spanjollin erdhi në garat e “Malaysian Grand Prix”, shkruan “autosport”, transmeton lajmi.net.
Triumfi i Marquez erdhi vetëm falë përplasjes së Valentino Rossit, i cili deri në momentin e aksidentit ishte lider i garës.
Rossi e nisi garën nga pozita e dytë dhe qysh në kthesën e parë mori kryesimin dhe krijoi një distancë të rehatshme prej 2 sekondave.
Me tri xhiro të mbetura, Rossi pësoi aksident në kthesën e parë, të cilin për mrekulli e shfrytëzoi spanjolli Marquez.
Spanjolli e filloi garën nga pozita e gjashtë, megjithatë rikuperoi gjithçka në mënyrë të mahnitshme për të regjistruar fitoren e radhës.