Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë është duke zhvilluar një aksion antidrogë në zonën e Dukagjinit.
Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se janë bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar disa persona.
Në kuadër të aksionit i cili është duke vazhduar, janë sekuestruar një sërë gjësendesh në cilësinë e provave materiale.