Dy persona janë arrestuar në një aksion të Interpolit të zhvilluar në Istog dhe Malishevë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë Baki Kelani.
Kelani tha se të dyshuarit kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet Italiane.
“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka realizuar një peracion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë”, tha Kelani.