Aksion i madh i policisë në Prishtinë, arrestohet “Curri” me shokë

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Pak minuta më parë Policia e Kosovës ka realizuar një operacion arrestimi në lagjen “Marigona” në Prishtinë.

Me këtë rast sipas burimeve është arrestuar bosi i disa bastoreve dhe kazinove të njohura, me emrin ‘Curri’ nga Mitrovica, Ismet Osmani.

Po ashtu gjatë këtij aksioni është arritur të arrestohen edhe dy bashkëpunëtorë të Currit, Ilir Bojku dhe Mentor Paqani.

Në bazë të burimeve në arrati është edhe Rrahim Hashimi. Ky operacion po udhëhiqet nga Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike.

Të ngjashme