Aksion i Policisë dhe Prokurorisë Speciale në Prizren, gjashtë të arrestuar për shitblerje të drogës

Prishtinë | 29 Kor 2024 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona në një aksion të zhvilluar në Prizren.

Sipas njoftimit të Prokurorisë aksioni është zhvilluar pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe në kuadër të tij janë kontrolluar disa lokacione në rajonin e Prizrenit.

Personat e arrestuar dyshohen për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Personat e arrestuar janë SH.K., A.K., G.H., N. J., K.M. dhe A. M. dhe për të njëjtit Prokuroria Speciale ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me tutje me masat tjera procedurale”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme