Sërish sot para hyrjes së zyrave të ZRRE-së do të zhvillohet një aksion kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Aksioni është paralajmëruar për në orën 11:00.
Në kuadër të Grupit organizativ ‘Asnjë cent më shumë’ edhe ditën e djeshme u organizua një aksion para zyrave të ZRRE-së kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për 15 për qind. Aty u kërkua që të mos aprovohet blloktarifa prej 15 për qind, e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të energjisë.