IPK arreston hetuesin e krimeve ekonomike, në flagrancë teksa merrte ryshfet (Video)

| 05 Shk 2020 | 22:57 | Nga

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka kryer sonte mbrëma një aksion në qendër të Prishtinës, ku ka arrestuar një zyrtar policor.

Lavdim Osmani, njëri nga zyrtarët policorë të Departamentit të Krimeve e Ekonomike të Policisë në Prishtinë, është arrestuar nga Inspektorati Policor.

Kallxo.com raporton se Osmani është kapur në flagrancë, derisa po merrte 1 450 euro ryshfet.

Ai ka qenë që një kohë të gjatë nën monitorim nga Inspektorati Policor i Kosovës për veprime të dyshimta.

IPK-ja deri tani nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me rastin.

Të ngjashme