Organizata joqeveritare “Iniciativa Qytetare për Veprim”, ka nisur një aksion simbolik para zyrave qendrore të Bashkimit Evropian në Prishtinë.
IQV-ja kanë thënë se arsye e kësaj proteste simbolike është ndërtimi i murit ndarës në Mitrovicën Veriore pranë urës mbi lumin Ibër.
Gjithashtu kjo Iniciativë ka kërkuar nga BE që të ndërhyjë për t’i larguar strukturat paralele të Serbisë në Kosovës, pasi sipas tyre vet Kosova s’e ka as fuqinë politike e as atë ushtarake e institucionale ta bëjë këtë.