Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot pasdite një aksion për largimin e veturave të parkuara keq në rrugën që të çon te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.
Sikur shihet në pamjet e kameramanit të Ekonomia Online, Arlind Prenaj, kompania e “merimangave”, e shoqëruar nga policia, ka larguar disa vetura të parkuara përgjatë rrugës “Fehmi Agani”, e cila të dërgon te ndërtesa kryesore qeveritare.
Një polic, i cili nuk deshi t’i përmendej emri në medie, tha se aksioni po ndodh pasi do të ketë një “vizitë të rëndësishme” në Qeveri, por zyrtarisht Policia e Kosovës tha se ky është një aksion rutinë.
“Ka qenë një aksion i rëndomtë për largimin e veturave të larguar ilegalisht”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.