Aksion në Ministrinë e Infrastrukturës, ka të arrestuar, dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prishtinë | 12 Qer 2025 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë po zhvillon të enjten një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Panifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).
“Betimi për Drejtësi” merr vesh se deri tani, nga ky aksion janë arrestuar tri zyrtare të kësaj Ministrie.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi se aksioni po zhvillohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha ai.

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë, Policia më 29 maj arrestoi 11 të dyshuar për keqpërdorime me patentë shoferë.

Të ngjashme