Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Policia e Tiranës se finalizuar operacionin e koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Policia njofton se janë sekuestruar 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak dhe është vënë në pranga 42-vjeçari. “Specialistët […]
Aksion si në filma i policisë shqiptare, momenti kur kapet një person në mes të rrugës

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Policia e Tiranës se finalizuar operacionin e koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Policia njofton se janë sekuestruar 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak dhe është vënë në pranga 42-vjeçari.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që po transportonte lëndë narkotike me automjet dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Ndalesa’.











