Aksionet e Facebook-ut pësojnë humbjen më të madhe ditore

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 20:15 | Nga

Aksionet e Facebook-ut të hënën kanë shënuar humbjen më të madhe ditore në gjashtë vitet e fundit, pasi paraprakisht gjiganti i medias sociale u trondit nga raportet të cilat zbuluan njërën nga rrjedhat më të mëdha të të dhënave në historinë e kompanisë.

Kompania private për analizë të të dhënave me seli në Londër, Cambridge Analytica është furnizuar me informata të karakterit privat të mbi 50 milionë përdoruesve të Facebook-ut, pa marrë lejen e tyre, ndërkohë që informacionet e tilla i ka përdorur gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA 2014 – 2016, si dhe gjatë Brexit-it, flasin raportet e të përdishmeve The New York Times dhe The Observer of London.

Pas mbylles të premten me 185.09 dollarë për një aksion, çmimi i një aksioni të Facebook-ut të hënën ra në 170.12 dollarë që ishte një rënie me 8.1 për qind ose performansa më e keqe në gati se gjashtë vitet e fundit.

Para kësaj, humbjen më të madhe me 11.7 për qind, Facebook e kishte shënuar më 27 korrik të viit 2012.

Të hënën, edhe vlera e kompanisë në treg shënoi rënie për 43 miliardë dollarë, më saktësisht nga 537 miliardë dollarë sa vlentë të premten, në 494 miliardë dollarë të hënën.

Bashkëthemeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, gjithashtu ka regjistruar humbje të vlerës së pasurisë për 5 miliardë dollarë, më saktësisht nga 74.5 miliardë doillarë në 69.3 miliardë.

Në listën e prestigjiozes Forbes, për miliarderët botërorë, miliarderi më i ri në botë renditet i shtati, që është një rënie për dy pozita.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme