Aksionet e PDK-së më shumë i ngjasojnë reklamimit të modës

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 12:49 | Nga Afrim Kasolli

Në një demokraci nuk ka dyshim se edhe një qytetar i vetëm ka të drejtë ta shprehë pakënaqësinë e tij për vendimet politike të institucioneve publike. Kjo nuk e zbeh kauzën e tij.

Mirëpo, tjetër është puna kur një person i vetëm proteston nën emrin e një partie politike, sikur se rasti i këtij aktivistit te PDK-së për ngritjen e tatimit në pronë. Ai bie kjo që ky akt është vetëm shprehje e mospajtimit të tij personal.

Prandaj anëtarë te tjerë te partisë nuk kanë nevojë të bëhen pjesë e këtij aksioni. Apo pjesa tjetër e partisë janë totalisht indiferentë dhe nuk kane vullnet për t’u bërë pjesë e kësaj performance. A mjafton një person te protestojë edhe nën emrin e tyre, kurse ata te kënaqen vetëm me mbështetje virtuale ndaj tij, nga ndonjë kafeteri, sikur se Shefi i Grupit Parlamentar e kryetari i Degës se Partisë në Prishtinë.

Apo aq jo politike është bërë kjo parti saqë më nuk është në gjendje t’i bëjë bashkë për një aksion kolektiv, më shumë se një person. Dhe se çdo gjë është individualizuar deri në ekstrem, sa nuk ka asnjë kauzë të përbashkët publike.

Kjo shfaqje gjithçka mund të jetë, pos veprim i një partie jo. Prandaj, edhe aksionet e kësaj partie më shumë i ngjasojnë reklamimit të modës, sesa mbrojtjes së mirëfilltë të një kauze politike.

Të ngjashme