Aksioni “Alkooli”, Policia shqipton 47 tiketa për shoferët në Prizren

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale në Prizren ka filluar me zbatimin e planit operativ “Alkooli”, një aktivitet i përbashkët të NJRKRR me Stacionet Policore- Prizren, Prizren-Veri dhe Suharekë nën mbështetjen e NJRSH-së .

Në njoftimin e bërë për media Policia njofton se ka vazhduar me aktivitetet e saj në parandalimin e aksidenteve në komunikacion, ku janë mbajtur pika kontrolli në orët e vona më datë 30,31/07/21 dhe 01.08.2021 nga ora 23:30-02:00.

“Në angazhimet policore, gjatë realizimit të detyrave janë gjetur parregullsi në kundërvajtje në trafik dhe për këtë Policia ka shqiptuar 47 tiketa. Mos respektimi i shpejtësisë se kufizuar janë shqiptuar 23 gjoba. Nisje e vrullshme 3 gjoba. Ndërrimi i shiritave 1 gjobë. Drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit 3 gjoba. Drejtimi i mjetit pa patentë shofer 1 gjobë. Mos përdorimi i rripit të sigurisë 7 gjoba. Skadimin i afatit te regjistrimit rimit 1 gjobë. Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër 2 gjoba. Pa drita 5 gjoba. Mungesa e dokumenteve me veti 1 gjobë”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Tutje, në njoftim thuhet se ky aktivitet i Policisë, me masa te shtura ka për qellim të parandalimit të aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe i fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.

“Për të gjitha kundërvajtje që mund të shkaktohen në komunikacion, ku qytetarët mund te dërgojnë informatat(foto dhe sekuenca) në adresat tona elektronike të policisë (të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë).

Me këtë aktivitet Policia do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. 

Të ngjashme