Policia e Kosovës po vazhdon aksionin në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, i ka thënë Gazetës Express se deri tash janë gjetur mjete të dyshimta eksploduese.
“Mjete të dyshimta eksploduese deri tani”, ka thënë shkurt Elshani.
I pyetur nëse ka ndonjë të arrestuar, Elshani ka thënë vetëm se për çdo zhvillim rreth këtij operacioni “do të njoftoheni me kohë”.
Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist mëngjesin e 24 shtatorit ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.