Ekonomia Online
FUNDIT

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” do të fillojë më 15 shtator

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” do të fillojë më 15 shtator

Në kuadër të angazhimit të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka mbajtur takimin e dytë me anëtarët ministror të Task Forcës. Në këtë takim, u.d ministri Matoshi dhe përfaqësuesit e Task Forcës, janë koordinuar për veprimet e mëtutjeshme për realizimin e aksionit për […]

Në kuadër të angazhimit të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka mbajtur takimin e dytë me anëtarët ministror të Task Forcës.

Në këtë takim, u.d ministri Matoshi dhe përfaqësuesit e Task Forcës, janë koordinuar për veprimet e mëtutjeshme për realizimin e aksionit për pastrimin e mjedisit, i cili aksion do të fillojë më 15 shtator 2018.

Gjatë këtij takimi, u.d ministri Matoshi ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, do të kërkohet miratimi i Planit të Veprimit të Task Forcës si dhe miratimi i buxhetit për realizimin e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

“Në mbledhjen e ardhshme do ta informojë Qeverinë e Kosovës në lidhje me hapat dhe përparimin që ka pasur takimi i Task Forcës dhe shumë shpejt pres që Plani i Veprimit dhe buxheti për aksionin e 15 shtatorit të miratohet në Qeveri”, tha Matoshi.

U.d ministri Matoshi, kërkoi angazhimin e të gjitha ministrive përkatëse në grupe teknike dhe politike, për të realizuar aksionin tre mujor për pastrimin e vendit, duke marrë kështu mbështetje logjistike dhe teknike nga ta.

Rol të rëndësishëm në aksionin për pastrimin e vendit, sipas u.d ministrit Matoshi, do të kenë edhe Komunat e Republikës së Kosovës për largimin e deponive ilegale.

“ Aksioni për pastrimin e mjedisit , është aksioni më i madh në Republikën e Kosovës, andaj rol të veçantë këtu do të kenë edhe komunat e vendit”, deklaroi Matoshi.

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” do të fillojmë më 15 shtator 2018 dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor 2018.

Të ngjashme