Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” ka vazhduar edhe në komunën e Malishevës. Në këtë komuna, sipas njoftimit të saj, është pastruar hapësira rreth lumit Mirusha, në qendër të qytetit dhe hapësirat rreth shkollave.
“Po vazhdon aksioni në Komunën e Malishevës në kuadër të Aksionit Ta Pastrojmë Kosovën. Sot së bashku me task forcën dhe koordinatorin lokal Naser Morina aksionin e përkrahën Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Inspektoriatit, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, kompania e pastrimit Ekoregjioni dhe shkolla fillore ‘Ibrahim Mazreku’ në Malishevë. U pastrua hapsiranrreth lumit Mirusha ne qender te qytetit dhe hapsirat rreth shkollave”, thuhet më tutje në njoftim.