Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë fjalim në Parlamentin Shqiptar mbi njoftimin e djeshëm për aktakuzën ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Kështu ka bërë të ditur vet Rama përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Twitter, përcjellë Klan Kosova.
”Pas pak në Kuvendin e Shqipërisë do të mbaj fjalën mbi njoftimin e djeshëm për aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli”.