Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për fajde.
Përmes një komunikate për media, Prokuroria njofton se të pandehurit me iniciale R.J dhe H.D me dashje dhe me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare vazhdimisht kanë dhënë para me fajde me kamat mujore dukshëm jo proporcionale.
“Me këto veprime i pandehuri R.J akuzohet se ka kryer veprën penale në vazhdim ‘’Fajdeja’’, ndërkaq i pandehuri H.D akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale Fajde”, thuhet më tej në njoftim, transmeton Klankosova.tv.