Aktakuzë kundër dy personave për krime lufte kundër popullatës civile

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se të pandehurit, Z.K dhe D.K., gjatë kohës se luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë, ushtrisë dhe paramilitarë serb, të veshur me uniformë të policisë dhe të armatosur, me vetëdije dhe qëllim, duke vepruar sipas planit dhe urdhrave të eprorëve të tyre, kanë marrë pjesë direkt në sulmin kundër popullsisë civile të nacionalitetit shqiptarë.

Më këtë në bashkëkryerje Z.K dhe D.K., kanë kryer veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullatës civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të  Konventave të Gjenevës nga neni 146 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3 të KPRK-së, ndërlidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Dy të akuzuarit nga shtatori i vitit 2023, gjenden në masën e paraburgimit.

Të ngjashme