Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuza kundër shtatë personave të dyshuar , L.G., A.H., E. Ll., B.J., Xh., K.N., B.H., për veprën penale “ Cenimi i fshehtësisë së votimit”.
“Më 06.10.2019, nëpër qendra të ndryshme të votimit, në Gjakovë e Rahovec, për derisa ka qenë duke u zhvilluar procesi i votimit, të dyshuarit e lartcekur kanë cenuar fshehtësinë e votimit, duke e fotografuar fletëvotimin me telefonat e tyre personal”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtët kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.
“Dy prokurorët e rasteve, i kanë propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit L.G., A.H., E. Ll., B.J., Xh., K.N., B.H., të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë”, përfundon komunikata.