Aktakuzë kundër të dyshuarit në Gjakovë për sulm ndaj nënës dhe vëllait

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 18:11 | Nga

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit G.V, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer dy vepra penale, atë të lëndimit të lehtë trupor dhe veprën penale asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Sipas aktakuzës, i dyshuari G.V, pas një seance gjyqësore rreth një kontesti pronësor që kishte me prindërit e tij, ka shkuar në shtëpi i revoltuar dhe ka filluar të sulmoj nënën dhe vëllain e tij, ku ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, si dhe, ka demoluar shtëpinë e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme