Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës se paluajtshme”, nga neni 320, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri, akuzohet së me parë e gjer me datën 13 gusht të këtij vitit, në mënyrë të kundërligjshme ,uzurpon pronën e paluajtshme të Komunës se Pejës dhe Ekonomisë pyjore, pa asnjë bazë ligjore, prona të cilat i pandehuri i kishte shfrytëzuar për parking, gjer me datën e lartcekur derisa largohet forcërisht nga organet kompetente.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.