Aktakuzë kundër tre personave serb, në mesin e tyre një person zyrtar

| 28 Shk 2019 | 16:25 | Nga

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të pandehur B.B., B.M., dhe S.M, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri B.B., si person zyrtar ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar” si dhe veprën penale “Deklarimet e rreme”.

I pandehuri B.M., ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjës së veprës penale” dhe veprën penale “Deklarimet e rreme”.

Ndërsa, i pandehuri S.M., ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjës së veprës penale” si  dhe veprën penale “Deklarimet e rreme”.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Të ngjashme