Aktakuzë ndaj 4 personave për vrasjen e 2 ish-zyrtarëve të UNMIK-ut

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 12:59 | Nga

Një prokuror ndërkombëtar në Prokurorinë Speciale ka parashtruar një aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kundër katër të pandehurve të akuzuar për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë, njofton kumtesa zyrtare

Ky rast ka të bëjë me vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe tentimi vrasjen e dy zyrtarëve tjerë të UNMIK-ut që ka ndodhur më 23 mars 2004.

Në lidhje me këto hetime, më 6 korrik 2017 është realizuar një operacion gjatë të cilit janë kryer arrestime dhe bastisje.

Tre nga të pandehurit janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim, ndërsa i pandehuri i katërt aktualisht është duke vuajtur dënime me burgim për vepra penale të mëparshme të vrasjes dhe të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme