Aktakuzë ndaj 5 personave dhe 3 kompanive për falsifikim të dokumenteve e shpëlarje të parave

Prishtinë | 13 Dhj 2024 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve për veprat penale “falsifikimi i dokumenteve” dhe “shpëlarje e parave”.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa vjeçare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër personave fizikë: E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L dhe personave juridikë: ‘M…’, ‘AHK’ dhe ‘QKK’”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpëlarje e parave”. 

Të ngjashme