Aktakuzë ndaj një hetueseje për personat e zhdukur, keqpërdori informatat zyrtare

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë,përkatësisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës F.B., hetuese policore për veprën penale “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”.

Siç njofton Prokuroria, pas zhvillimit të hetimeve dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura në cilësinë e personit zyrtar në ekipin për Hetimin e Personave të Zhdukur, “duke keqpërdorur informatën zyrtarë, në të cilën ka pasur qasje si rezultat i detyrës zyrtare, ashtu që me kërkesën privatë të mikut të saj A.P., e me qëllim që ky i fundit të përfitoj përparësi që nuk i takojnë, e pandehura përmes llogarisë zyrtare është kyçur në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK)”.

Tutje në njoftim thuhet se e pandehura “ka siguruar të dhënat personale dhe të kaluarën kriminale të dëmtuarit F.M., të cilat të dhëna përmes rrjetit social “WhattsApp” ia ka dërguar personit A.P., i cili me qëllim të diskreditimit të dëmtuarit i ka publikuar në emisionin televiziv të datës 20.12.2025”

Të ngjashme