Aktakuzë ndaj një personi për kontrabandim me migrantë, dyshohet se siguronte edhe dokumente të falsifikuara

Prishtinë | 02 Tet 2026 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj N.L. për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.

Sipas aktakuzës, N.L., në bashkëkryerje me pesë persona të tjerë, nga një kohë e pacaktuar deri më 23 prill 2021, në Prishtinë, dyshohet se ka siguruar persona brenda dhe jashtë Kosovës, të cilët kishin për qëllim migrimin në vende të ndryshme të Evropës.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, ai dyshohet se ka pasur rol edhe në prodhimin dhe sigurimin e dokumenteve personale të falsifikuara, të cilat ua dërgonte personave fizikisht ose përmes shërbimeve postare.

Për këto shërbime, sipas aktakuzës, merrte shuma të ndryshme parash, deri në 5 mijë euro.

Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa N.L. ndodhet në paraburgim.

Të ngjashme