Aktakuzë ndaj tetë personave për pjesëmarrje dhe kontrabandim me migrantë

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tetë (8) të pandehurve me inicialet F.K., F.K., T.B., S.M., S.M., H.M., B.H dhe
I.K.
Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur akuzohen për veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 paragrafi 1, të KPRK-së lidhur me veprën penale të kryer në vazhdimësi ‘’Kontrabandimi me migrant’’ nga neni 164 paragrafi 1 dhe 2  lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërkaq, i pandehuri me inicialet I.K., akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.

Të ngjashme